Tubimi përkujtimor për Masakrën e Srebrenicës në Prishtinë, Saphiu: Është turp për Kosovën nëse nuk do të mbushet salla

"...Dhe, ajo çka do të ishte me qenë gjëja me e keq që t’i ndodhte Kosovës, do të ishte të mos mbushej salla. Gjë që nuk besoj, por, do të ishte një gjë e turpshme për neve, për popullin e Kosovës sidomos në ketë kohë me ndodhë një gjë e tillë"

Profesori, Nexhmedin Spahiu

Profesori, Nexhmedin Spahiu, në “FIVE” në RTV Dukagjini ka folur rreth tubimit përkujtimor që do mbahet me rastin e 28-vjetorit të masakrës së Srebrenicës (Bosnjë dhe Hercegovinë), në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, të hënën(sot) e 10 korrikut, me fillim nga ora 20:00.

Ky tubim përkujtimor, që do të mbahet në amfiteatrin e Institutit të Historisë, organizohet nga Spahiu dhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

Sipas Spahiut, do të ishte turp për Kosovën nëse nuk do të mbushet salla në nderim të viktimave të Srebrenicës.

“…Dhe, ajo çka do të ishte me qenë gjëja me e keq që t’i ndodhte Kosovës, do të ishte të mos mbushej salla. Gjë që nuk besoj, por, do të ishte një gjë e turpshme për neve, për popullin e Kosovës sidomos në ketë kohë me ndodhë një gjë e tillë. Unë shpresoj që nderim do të bëhen në mënyrë më të mriz të mundshëm këtyre viktimave të Srebrenicës. Dhe, mesazhi i cili përçohet jo vetëm në drejtim të Bosnjës dhe boshnjakëve, por, përçohet edhe mesazhi ndaj të tjerë, popujve për rreth, edhe ndaj Serbisë”, ka thënë Spahiu.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika