Thomas Tuchel ka komentuar reagimin e Jude Bellingham gjatë ndeshjes së Anglisë ndaj Shqipërisë, ku mesfushori u duk i frustruar kur u zëvendësua në minutat e fundit të fitores 2-0 në Tiranë.

Bellingham, i cili sapo ishte shpallur lojtari i ndeshjes nga tifozët, ngriti duart në ajër pas golit të dytë të Harry Kane, ndërsa Morgan Rogers prishej për ta zëvendësuar.

Duke folur për reagimin e mesfushorit, Tuchel tha se “ky është një vendim dhe ai duhet ta pranojë vendimin. Shoku i tij po pret në bankinë. Pranoje, respektoje dhe vazhdo përpara.”

Kur u pyet nëse kjo tregon një mungesë disipline që shkon kundër mentalitetit që ai po përpiqet të ndërtojë para Botërorit.

“Unë nuk e pashë kështu”, ka shtuar Tuchel.