Tuneli SHBA-Rusi, Trump pyet Zelenskyn! Presidenti i Ukrainës: Nuk më pëlqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur rezervat e tij ndaj një ideje të propozuar nga Moska për ndërtimin e një tuneli që do të lidhte Siberinë në Rusi me Alaskën në Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e tij erdhi të premten në Uashington, gjatë një konference për shtyp përkrah Presidentit amerikan Donald Trump. I pyetur drejtpërdrejt nga Trump për qëndrimin ndaj projektit të mundshëm, Zelensky u përgjigj shkurtimisht:

“Nuk më pëlqen kjo gjë”, duke shkaktuar të qeshura mes presidentit amerikan dhe pjesëtarëve të delegacionit.

Zhvillimet vijnë pas një telefonate të fundit midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, gjatë së cilës u diskutua ideja për një tunel nën Ngushticën e Beringut që do të lidhte Euroazinë me Amerikën e Veriut. Sipas mediave ruse, propozimi është përkrahur nga i dërguari i posaçëm Kirill Dmitriyev, i cili e cilësoi atë si “tuneli Putin-Trump”.

Në kuadër të kësaj nisme, Dmitriyev ka zhvilluar bisedime me një kompani shpimi në pronësi të miliarderit Elon Musk. Sipas tij, kostoja e projektit do të ishte më pak se 8 miliardë dollarë.

Megjithëse ideja për një lidhje hekurudhore përmes Ngushticës së Beringut është rishfaqur herë pas here gjatë më shumë se një shekulli, ajo nuk ka arritur të konkretizohet, për shkak të vështirësive teknike, mungesës së infrastrukturës dhe kostove të larta që lidhen me rajonet polare./en

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika