Tupançevski: Kosova kërkon transferimin e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës”

Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski ka thënë se nëse konstatohet se të dënuarit për ngjarjet në Lagjen e Trimave, të cilët janë në grevë urie, nuk marrin të drejtat që iu takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë adekuate

Sipas Tupançevskit, drejtori ka kontaktuar për herë të dytë me të dënuarit, dhe se gjërat janë duke shkuar në drejtimin pozitiv, për të marrë të gjitha të drejtat dhe përfitimet që u takojnë më ligj.

“Ne nuk duam të kemi një qasje selektive, sepse çdo person i dënuar është histori për vete. Duhet të ketë qasje individuale. Nëse konstatohet se nuk i marrin të drejtat që i takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë të duhur,” ka shtuar Tupançevski.

Gjithashtu, ministri i drejtësisë ka konfirmuar se zyrtarisht është dorëzuar kërkesa nga autoritetet kosovare për ekstradimin e disa personave të cilët janë të dënuar, por vendimi për këtë çështje nuk është marrë ende.

Ministria e Drejtësisë është duke vepruar në këtë drejtim dhe janë duke u analizuar disa faktorë deri të merret vendimi i duhur.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika