Tuppurainen: Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe heqjen e vizave

Ministrja finlandeze, Tytti Tuppurainen, e cila viziton për herë të parë Kosovën ka thënë se të rinjtë kosovarë e meritojnë të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Evropian, gjë e cila deri më tani u është mohuar

Ministrja e Finlandës për çështje evropiane, Tytti Tuppurainen

Ministrja finladeze për çështje evropiane, Tytti Tuppurainen, ka thënë se Finlanda mbështet heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pos kësaj, ajo ka deklaruar se Finlanda është pro anëtarësimit të Kosovës edhe në këshillin e Evropës dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

“Finlanda është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovës. Të rinjtë tuaj e meritojnë. Kam takuar shumë të rinj kosovarë që janë të etur për të udhëtuar”, është shprehur ajo në një intervistë për KP.

“Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka liberalizim të vizave. Dhe tani është koha për ta dhënë atë. Finlanda është në favor të kësaj dhe ne kemi punuar drejt qëllimit që Këshilli të arrijë marrëveshjen për liberalizimin e vizave. Unë e shoh Kosovën si pjesë të një rendi shumëpalësh. E mirëpres vendimin tuaj për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Finlanda, mbështet kërkesën tuaj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër, ajo ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin beson se është koha e duhur për ta zgjeruar më tej këtë proces.

“Besojmë se dialogu është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që kjo çështje i takon Kosovës. Merrni vendimet vet. Varet nga ju, si e shfrytëzoni ecurinë e dialogut. Nuk i takon vetëm Kosovës që të zgjidhë çështjet që janë në tryezë. Por megjithatë, ju mund të jeni forca që po përpiqet për të mirën, që përpiqet për interesin e përbashkët dhe që përpiqet për një marrëveshje të mirë përfundimtare. Sepse në fund ju duhet një marrëveshje e ndërsjellë, për të ecur në rrugën tuaj evropiane”, ka thënë ajo.

“Besoj se Kosova i përket Evropës, bashkëpunimit tonë të ndërsjellë, por ky dialog është diçka që duhet shfrytëzuar maksimalisht. Kështu që ju inkurajoj, por e kuptoj plotësisht se i takon Kosovës të bëjë zgjedhjet e saj”, ka shtuar ajo.

Po ashtu, Tuppurainen ka folur edhe për qëndrimin e Finlandës, lidhur me iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”.

Ajo ka theksuar se nëse kjo nismë krijon një vlerë të shtuar, atëherë Kosova sigurisht që do të duhej ta shfrytëzonte si mundësi.

“Varet nga ju që të vendosni për fatin tuaj. Unë nuk jam këtu si ministre për t’ju thënë se çfarë duhet të bëni. Nëse mendoni se Ballkani i Hapur, krijon një lloj vlere të shtuar për ju, atëherë sigurisht që duhet të shfrytëzoni mundësinë, por nëse mendoni se ka mjete të tjera që janë më të mira për ju, atëherë sigurisht që ju takon t’i përdorni ato. Ekziston nisma e përbashkët e tregut rajonal që lehtësohet nga Procesi i Berlinit”, është shprehur ajo.

Ministrja finlandeze për çështje evropiane, Tytti Tuppurainen, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ku nesër pritet të takojë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika