Turistja nga Polonia humb jetën në Durrës, ra nga ballkoni i hotelit

Turistja e cila kishte ardhur nga Polonia në Durrës, humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi ra nga kati i gjashtë i hotelit në plazhin e Durrësit ku po qëndronte

Mëngjesi i sotëm ishte fatal për turisten 55-vjeçare nga Polonia, e cila po kalonte pushimet në qytetin e Durrësit në hotelin Royal, dyshohet se ajo është rrëzuar nga kati i gjashtë i hotelit ku po qëndronte, ku si pasojë e kësaj, gjeti vdekjen.

Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave, bëjnë të ditur mediat vendase.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika