Turkoviç – Osmani: Vetëm anëtarësimi në BE dhe NATO garanton stabilitet në rajon

Ministrja e Jashtme e Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH), Bisera Turkoviç, ka pritur në Sarajevë homologun e saj të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani, ku kanë thënë se integrimet evropiane për të cilat përpiqen të dyja vendet është rruga e vetme që të ketë stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Në takim të kryediplomatëve është potencuar se marrëdhëniet diplomatike mes BeH dhe Maqedonisë së Veriut kanë qenë gjithmonë në nivel të lakmueshëm, përcjell ministrja boshnjake Turkoviç në rrjetin social Facebook.

Ministrja Turkoviç thotë se është pajtuar me kolegun e saj se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) dhe Aleancën Veri Atlantike (NATO) janë zgjidhja e vetme e përhershme për eliminimin e rreziqeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Pa mëdyshje ne dënojmë dhunën në Ukrainë dhe agresionin rus. Ne pajtohemi se ekziston frika se kjo luftë mund të destabilizojë këtë pjesë të Evropës. Unë dhe kolegu Osmani pajtohemi plotësisht se ekziston një zgjidhje qartësisht e realizueshme dhe e vetme e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor që do të largojë rrezikun, është anëtarësimi i plotë në BE dhe NATO”.

“Shpreha keqardhjen për kornizën negociuese të Maqedonisë dhe statusin e tyre të gjatë kandidat për në BE. Ne shohim se ka një ndërgjegjësim në rritje në Bruksel se progresi i shteteve drejt anëtarësimit duhet të përshpejtohet. Zvarritja vetëm inkurajon ata që duan të destabilizojnë Evropën përmes Ballkanit”, ka thënë Turkoviç.

Kurse, kryediplomati Bujar Osmani ka sugjeruar që të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët drejtuar Brukselit, ku kërkohet përshpejtimi i procesit drejt anëtarësimit në BE.

“Ne do të forcojmë zgjerimin e marrëdhënieve tona, si ekonomikisht ashtu edhe dypalësh. Ne e marrim përsipër obligimin që përmes forumeve, klubeve ekonomike t’i mundësojmë ekonomisë dhe biznesit të shfrytëzojnë potencialet për bashkëpunim më të fortë ekonomik”, ka deklaruar Osmani.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika