Turqia dërgon një anije me ndihma humanitare mjekësore në Gazën e rrethuar
Turqia e ka nisur një anije me ndihma humanitare për palestinezët në Gazën e rrethuar nga Izraeli. Anija u nis nga provinca e Izmirit në Egje. Furnizimet mjekësore dhe ambulancat u ngarkuan në anijen e ngarkesave, e cila u ankorua në portin Alsancak të Izmirit vonë të enjten, raporton TRT. Pas përfundimit të ngarkimit, anija […]
Turqia e ka nisur një anije me ndihma humanitare për palestinezët në Gazën e rrethuar nga Izraeli.
Anija u nis nga provinca e Izmirit në Egje.
Furnizimet mjekësore dhe ambulancat u ngarkuan në anijen e ngarkesave, e cila u ankorua në portin Alsancak të Izmirit vonë të enjten, raporton TRT.
Pas përfundimit të ngarkimit, anija u largua nga porti për të shkuar në Al Arish, Egjipt, afër pikës kufitare të Egjiptit Rafah në enklavën e sulmuar, herët të premten.
Gati 500 tonë pajisje ndihme, duke përfshirë ilaçe, pajisje mjekësore, tetë spitale në terren, 20 ambulanca dhe materiale harxhuese mjekësore, do të dërgohen në Gaza përmes Egjiptit, siç njoftoi më parë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Tashmë e goditur nga një bllokadë 16-vjeçare izraelite, që nga fillimi i konfliktit aktual mbi një muaj më parë, Gazës i është ndërprerë furnizimi me ujë, energji elektrike dhe karburant, me shumë spitale që duhet të mbyllen.
Kjo situatë i bën dërgesat e ndihmave nga vende si Turqia një litar jetësor kritik për Gazën, e cila është nën sulm të pamëshirshëm nga Izraeli që nga 7 tetori, pas një sulmi nga Hamasi ndaj Izraelit.
Bombardimi i spitalit Al Shifa
Një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se spitali Al Shifa ishte “bombarduar”, duke shtuar se 20 spitale në Gaza tani janë jashtë funksionit tërësisht.
Më herët, qeveria palestineze në Gaza tha se një sulm izraelit në spitalin më të madh të territorit vrau 13 njerëz.
“Trembëdhjetë dëshmorë dhe dhjetëra të plagosur në një sulm izraelit në kompleksin Al Shifa sot” në qytetin qendror të Gazës, thuhet në një deklaratë të qeverisë.
E pyetur në lidhje me goditjen në oborrin e spitalit, zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, tha: “Unë nuk kam detaje për Al Shifa, por ne e dimë se ata po bombardohen”.















