Turqia e bllokon qasjen në Instagram, s’tregon arsyen

Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK), e ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, por nuk ka shpjeguar arsyet e as sa do të zgjasë kjo ndalesë

Foto ilustrim

Turqia e ka bllokuar qasjen në platformën sociale, Instagram, ka njoftuar të premten Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK).

BTK nuk ka shpjeguar arsyet e as sa do të zgjasë kjo ndalesë, e cila pamundëson qasjen edhe në aplikacionin e Instagramit në telefonat mobilë.

Ky vendim vjen dy ditë pasi zyrtari turk për komunikim, Fahrettin Altun, e kritikoi Instagramin për, siç ka thënë, ndalimin e postimeve ngushëlluese për vrasjen e Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Kjo është thjesht censurë”, ka thënë Altun, drejtor për komunikim në Presidencën e Turqisë, duke thënë se Instagrami nuk kishte përmendur ndonjë shkelje në rregullat e saj kur e kishte marrë atë vendim, raporton Radio Evropa e Lirë.

Pronarja e Instagramit, Meta, nuk ka komentuar as për ndalesën e as për komentet e Altunit.

Autoriteti për Teknologji dhe Komunikim i Turqisë (BTK) e publikoi vendimin e saj më 2 gusht në uebsajtin e saj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika