Turqia e eliminon Austrinë, kualifikohet në çerekfinale
Kombëtarja e Turqisë ka fituar ndeshjen ndaj kombtares së Austrisë në 1/8 e finales së Euro 2024. Me rezultat 1:2 Turqiandaj ndaj Austrisë ka siguruar kualifikimin për në fazën e çerekfinales të Kampionatit Evropian 2024, kurse Austeria nga kjo humbje është eliminuar nga kampionati. Austria ngushton rezultatin me Turqinë në 1:2 Golin e epërsisë Turqia […]
Kombëtarja e Turqisë ka fituar ndeshjen ndaj kombtares së Austrisë në 1/8 e finales së Euro 2024.
Me rezultat 1:2 Turqiandaj ndaj Austrisë ka siguruar kualifikimin për në fazën e çerekfinales të Kampionatit Evropian 2024, kurse Austeria nga kjo humbje është eliminuar nga kampionati.
Golin e epërsisë Turqia e gjeti që në minutën e parë, ku pas një tollovie brenda zonës, Merih Demiral veproi shpejtë dhe e çoi topin në rrjetë për 1-0.
Vetëm 7 minuta pasi pranuan golin e dytë, Austria ka ngushtuar rezultatin me Turqinë.
Në minutën e 66 për austriakët ka shënuar golin e parë Gregoritsch, kështu duke ngushtuar rezultatin në 1:2 me Turqinë.
Turqia dyfishon epërsinë ndaj Austrisë
Turqia ka shënuar golin e dytë ndaj Austrisë.
Ishte pikërisht autori i golit të parë, ai i cili shënoi edhe golin e dytë ndaj Austrisë në minutën e 59-të.

Turqia në epërsi minimale ndaj Austrisë në pjesën e parë të përballjes
Turqia me golin e Demiral, të shënuar në minutën e parë ndaj Austrisë, ka arritur të jetë në epërsi ndaj Austrisë.
Ishte i vetmi gol i shënuar në 45 minutat e parë të ndeshjes.
Turqia në epërsi ndaj Austrisë
Turqia ka shënuar gol ndaj Austrisë.
Në minutën e parë ishte Demiral, ai i cili shënoi golin ndaj austriakëve për të dërguar Turqinë në epërsi.
Formacionet zyrtare, Austri – Turqi
Kombëtarja e Austrisë dhe ajo e Turqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare para ndeshjes që do të nisë me fillim nga ora 21:00.
Dy ekipet kombëtare do të luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Euro 2024 në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut.
Austriakët do ta nisin këtë takim si favorit për ta fituar, mirëpo gjatë këtij edicioni të Euro 2024 kemi qenë dëshmitarë të shumë befasive, andaj as Turqia nuk bën të përjashtohet.
Formacionet zyrtare:
Austria: Pentz, Danso, Posch, Seiëald, Arnautovic, Sabitzer, Lienhart, Mëene, Schmid, Baumgartner, Laimer.
💥 Unsere Startelf für das Achtelfinale! Pack mas! 🇦🇹🇹🇷 #gEMma #GemeinsamÖSTERREICH pic.twitter.com/e1qwiaQrtj
— ÖFB – oefb.at (@oefb1904) July 2, 2024
Turqia: Gunok, Demiral, Kokcu, Guler, Bardakci, Yuksek, Muldur, Yildiz, Kadioglu, Baris Alper Yilmaz, Kaan Ayhan./Telegrafi
A Millî Takımımızın, Avusturya karşısında sahaya çıkacak 11’i belli oldu. #BizimÇocuklar🇹🇷 #AUTvTUR
11’imiz: Mert Günok, Merih Demiral, Orkun Kökçü, Arda Güler, Abdülkerim Bardakcı, İsmail Yüksek, Mert Müldür, Kenan Yıldız, Ferdi Kadıoğlu, Barış Alper Yılmaz, Kaan Ayhan. pic.twitter.com/QPkjJ2HRPd
— Türkiye #BizimÇocuklar 🇹🇷 (@MilliTakimlar) July 2, 2024















