Turqia forcon sigurinë në kufirin me Iranin
Turqia ka forcuar masat e sigurisë përgjatë kufirit të saj me Iranin, në kohën kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen. Këtë e ka konfirmuar një burim nga Ministria Turke e Mbrojtjes, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Reuters. Sipas tij, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë fluks i parregullt […]
Turqia ka forcuar masat e sigurisë përgjatë kufirit të saj me Iranin, në kohën kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.
Këtë e ka konfirmuar një burim nga Ministria Turke e Mbrojtjes, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Reuters.
Sipas tij, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë fluks i parregullt migrimi nga Irani drejt Turqisë.
Burimi ka bërë të ditur se Ankaraja po vazhdon të zhvillojë një sistem të avancuar mbrojtjeje ajrore dhe raketore, duke përdorur teknologji vendore – përfshirë radarë dhe armë të prodhuara në Turqi.
Sipas tij, qëllimi është që të ruhet një nivel i lartë gatishmërie ushtarake për çdo eventualitet.
Gjithashtu, është bërë e ditur se Forcat Ajrore Turke kanë ngritur në ajër një avion për reagim të shpejtë (QRA), menjëherë pas nisjes së sulmeve të Izraelit ndaj Iranit – i cili ndodhet në kufirin juglindor të Turqisë.
Avioni ka vazhduar patrullimet në hapësirën ajrore kufitare për shkak të rrezikut të mundshëm të shkeljeve nga avionët izraelitë.















