Turqia mbështet Suedinë për t’iu bashkuar NATO-s, Blinken: Kjo do të kontribuojë në sigurinë evropiane

"E mirëpresim angazhimin e Turqisë për të transmetuar protokollet e anëtarësimit të Suedisë në NATO në Parlamentin turk dhe të punojmë me parlamentin për të siguruar ratifikimin"

Fotoilustruese

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka mirëpritur angazhimin e Turqisë për të mbështetur pranim e Suedisë në NATO.

Ai ka thënë se kjo do do të kontribuojë për sigurinë evropiane

Suedia duke u bërë Aleati ynë i 32-të i NATO-s do ta forcojë Aleancën e NATO-s dhe do të kontribuojë për sigurinë evropiane”, ka shkruar Bliken në Twitter.

Më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, që tha se Erdogan do të dërgojë aplikimin e Stokholmit për anëtarësim në NATO te Parlamenti turk për ratifikim.

Kjo sipas Stoltenbergut u arrit pas bisedimeve që zhvilloi në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.

“Kjo është ditë historike”, tha Stoltenberg gjatë një adresimi për media.

Në një deklaratë të ndarë u njoftua se Suedia dhe Turqia kanë arritur marrëveshje.

Turqia ka bllokuar aplikimin e Suedisë në aleancë, duke e akuzuar Stokholmin se strehon aktivistët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë.

Më herët gjatë të hënës, Erdogan kushtëzoi pranimin e Suedisë në këmbim të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Por, në deklaratën e lëshuar pas takimit trepalësh u tha se Turqia dhe Suedia do të punojnë ngushtë “në koordinimin e kundërterrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika