Turqia nis sulmet ajrore në Siri dhe Irak





Ministria turke e Mbrojtjes ka deklaruar se ka ndërmarrë sulme ajrore mbi rajonet veriore të Sirisë dhe Irakut, duke vënë në shënjestër grupet kurde që Ankaraja i konsideron përgjegjës për sulmin me bombë të javës së kaluar në Stamboll.

Sipas ministrisë, sulmet goditën bazat e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe Njësitë e Mbrojtjes Popullore Siriane, ose YPG.

Siç shkruan VOA, ministria e Mbrojtjes, ka thënë se në sulmet ajrore, 89 objektiva përfshirë strehime dhe depo municionesh, janë shkatërruar.

“Të ashtuquajturit drejtues të organizatës terroriste ishin në mesin e atyre që u neutralizuan”, thuhët në njoftim.

Sipas Turqisë, sulmet u ndërmorrën bazuar në të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore turke Anadolu ka njoftuar se një ushtar turk dhe dy policë u plagosën si pasojë e një rakete të lëshuar në provincën kufitare siriane Kilis të Turqisë.

Siç ka raportuar Anadolu, raketa goditi një zonë pranë një postblloku kufitar, por nuk dha më shumë detaje.

Më herët, Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët thanë se do të hakmerren kundër sulmeve ajrore turke të dielën.





Shija e redaktorit

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

Më të lexuarat

“Për shkak të Qeverisë Kurti 1, djali im nuk do...

Ish-ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, në emisionin ‘Personale’ me Krenare Vokshi-Shala, ka treguar se si djali i saj, Rroni, i cili...

Gruaja që u keqtrajtua tash është në gjendje të mirë

Zhaneta Nura, vajza e gruas e cila u maltretua fizikisht dhe psiqikisht nga një infermiere, tash është mirë dhe është qetësuar. Nura këtë e tha...

Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua...

Gruaja shtatzënë e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu...

Të fundit nga rubrika