Turqia planifikon rritje prej 229 për qind të fondeve për blerjen e armatimit më 2027

Turqia synon t’i rrisë me 229 për qind fondet për blerjen e armëve, municioneve dhe sistemeve të armatimit në buxhetin e vitit 2027, ka njoftuar ministri i Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimshek.

Gjatë Forumit Ekonomik të Stambollit, të mbajtur javën e kaluar, Shimshek theksoi se investimet në mbrojtje janë të nevojshme përballë konflikteve të armatosura dhe pasigurisë ndërkombëtare.

Sipas portalit Clash Report, projektbuxheti parashikon rreth 45 miliardë dollarë për mbrojtjen dhe 26 miliardë dollarë të tjerë për sigurinë e brendshme. Rritja e paralajmëruar prej 229 për qind i referohet posaçërisht blerjes së armatimit dhe municioneve, jo tërësisë së shpenzimeve të mbrojtjes.

Ministri tha gjithashtu se Turqia renditet mes dhjetë eksportuesve më të mëdhenj të armëve në botë. Sipas tij, projektet e kërkimit dhe zhvillimit në sektorin e mbrojtjes kapin një vlerë mbi 100 miliardë dollarë, ndërsa rreth 1.400 projekte për produkte të reja janë në zhvillim.

Të dhënat e cituara nga Clash Report tregojnë se eksportet turke të industrisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore arritën në rreth 6,9 miliardë dollarë gjatë nëntë muajve të parë të vitit. Në periudhën e fundit 12-mujore, vlera e tyre ka tejkaluar 10 miliardë dollarë.

Projektbuxheti pritet t’i paraqitet Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, ku do të përcaktohen shumat përfundimtare. Ende nuk janë publikuar hollësi për financimin e programeve të veçanta të prokurimit ushtarak.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika