Turqia raporton për progres në marrëveshjen për grurin e Ukrainës

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka thënë të premten se bisedimet për të zgjatur një marrëveshje që lejon eksportet e drithërave nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi pas pushtimit rus, ishin afër një marrëveshjeje.

Anija Navi-Star qëndron plot me grurë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës pesë muaj më parë ndërsa pret të lundrojë nga porti detar Odesa, në Odesa, Ukrainë, 29 korrik 2022.

Turqia ka njoftuar të premten se bisedimet që po zhvillohen në Stamboll për te renovuar marrëveshjen që lejon eksportet e grurit të Ukrainës nëpërmjet Detit të Zi pas pushtimit të Rusisë, po rezultojnë me sukses.

Marrëveshja, e cila mundëson eksportin e sigurt të grurit ukrainas, përfundon të enjten e ardhshme, më 18 maj, ndërkohë Moska ka kërcënuar të tërhiqet nëse kërkesat e saj nuk plotësohen.

“Ne po shkojmë drejt pajtueshmërisë për vazhdimin e marrëveshjes për grurin”, ka thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Akar iu referua bisedimeve në Stamboll këtë javë, ndërmjet zyrtarëve nga Turqia, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara.

Përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) u takuan në Stamboll, më 11 maj, lidhur me propozimet e OKB-së për të zgjeruar iniciativën për transportin e grurit përmes Detit të Zi.

Përveç vazhdimit të marrëveshjes, takimi në Stamboll u fokusua në një propozim të Kombeve të Bashkuara për të rifilluar eksportet e amoniakut të Rusisë, përgjatë tubacionit Togliatti-Odesa, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara nëpërmjet një njoftimi, raporton REL.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan për marrëveshje, në korrik të vitit 2022, për të lehtësuar krizën globale të ushqimit, e cila u shkaktua nga pushtimi rus i Ukrainës. Marrëveshja ndihmoi që ushqimi të arrijë te njerëzit në vendet më të varfra në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

Rusia kishte publikuar një listë kërkesash në lidhje me eksportet e saj bujqësore, të cilat dëshiron të përmbushen para se ajo të pajtohet për zgjatje të marrëveshjes.

Ndërsa eksportet e tilla ruse nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, Moska thotë se kufizimet e pagesave, logjistikës dhe sigurimeve po i pengojnë dërgesat.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika