Turqia uron Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë, ndërsa për mbështetjen miqësore e falënderon me fjalën shqipe,"Faleminderit"

Flamuri i Kosovës dhe ai i Turqisë

Ministria e Jashtme e Turqisë ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Ministria e Jashtme ka thënë se është mirënjohëse ndaj popullit kosovar, për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve të vështira.

“Urime Dita e Pavarësisë miqve dhe vëllezërve tanë në Kosovë. I jemi mirënjohës popullit kosovar për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë ditëve tona të vështira”.

Ndërsa falënderimin e ka bërë në gjuhën shqipe, “Faleminderit” ka shkruar Ministria e Jashtme Turke.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika