Turqia vazhdon të luftojë zjarrin në portin Iskenderun

Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë, të mërkurën e tetë shkurtit ka njoftuar se është ende duke luftuar zjarrin në portin Iskenderun.

Porti i Iskenderun në bregun e Mesdheut mbeti i mbyllur pas dëmeve të mëdha nga tërmeti i së hënës dhe një zjarr i mëpasshëm që shpërtheu midis kontejnerëve në terminal.

“Ekipet tona po punojnë vazhdimisht në portin e Iskenderunit për të qetësuar zjarrin nga ajri dhe toka”, thuhet në njoftim, shkruan CNN.

Anijet që ishin paraparë të ankorojnë në zonën ku goditi tërmeti i fuqishëm në Turqi të hënën, po detyrohen të ndërrojnë destinacion, për shkak se zjarri ka dëmtuar rëndë portin.

Porti në Iskenderun, që gjendet rreth 112 kilometra në veriperëndim të Gaziantepit, është përfshirë nga zjarri që nga e hëna.

Në foto shihet tymi duke u ngritur mbi portë, ndërsa zjarri ka përfshirë disa kontejnerë.

Firma e madhe e transportit “Moller Maersk”, ka thënë se nuk është e qartë kur do të kthehet funksionimi normal dhe se anijet po devijohen për në porte tjera në Turqi, apo në Port Said në Egjipt.

Me rrugët dhe aeroportet e dëmtuara, ky zjarr do të hapë telashe të reja logjistike për të sjellë ndihma në vendet e goditura nga tërmeti.

Tërmeti 7.8 ballë Rihter të hënën goditi Gaziantepin, qytet që gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë. Janë shkaktuar afro 5000 viktima në Turqi e Siri.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika