Tymi i zjarreve pyjore të Kanadasë rrezikon shëndetin e miliona njerëzve

Tymi prej zjarreve i ka mbuluar qytetet e mëdha në Kanada, si Ontario, Quebec, Toronto dhe disa zona të tjera

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për nivele të rrezikshme të ndotjes së ajrit në Amerikën Veriore, për shkak të zjarreve pyjore në Kanada.

Tymi prej zjarreve i ka mbuluar qytetet e mëdha, si Ontario, Quebec, Toronto, dhe disa zona të tjera.

Tymi ka arritur deri në qytetin e New York-ut dhe Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku cilësia e ajrit është klasifikuar si “e pashëndetshme”.

Pjesa më e madhe e tymit vjen prej Quebec-ut, ku aktualisht janë duke u djegur 160 zjarre.

Autoritetet kanadeze e kanë lëshuar paralajmërimin më të ashpër të martën për Otavën, duke thënë se nivelet e ndotjes janë “shumë të rrezikshme” për shëndetin e njerëzve.

Në New York, fotografitë e nxjerra në mëngjesin së martës kanë shfaqur një pamje të turbulluar, pasi tymi e ka mbështjellë gjithë qytetin.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë bërë thirrje që të mos kryhen stërvitje në ambiente të jashtme, për të minimizuar ekspozimin ndaj tymit sa më shumë që të jetë e mundur, shkruan REL.

Aktualisht, Kanadaja është duke regjistruar sezon më të aktiv të zjarreve pyjore sesa në të kaluarën.

Shumë zyrtarë federalë kanë thënë të hënën se kjo verë mund ta përballë Kanadanë me zjarret më të mëdha ndonjëherë, për shkak të kushteve të thata klimatike.

Deri më tani, mijëra njerëz janë larguar nga zonat afër zjarreve, përfshirë shumë banorë të Quebec-ut.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika