Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të realizojnë “Meçin e dekadës”

Disa ditë më parë, Oleksandr Usyk është shpallur kampion bote në kategorinë e rëndë në boks, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij, Anthony Joshua. Usyk i ka bërë thirrje Tyson Fury për luftë në kampionatin e peshave të rënda në një luftë megamilionëshe në Arabinë Saudite

Tyson Fury dhe Oleksander Usyk

Oleksandr Usyk, pas fitores së tij mes Anthony Joshua, i bëri thirrje Tyson Fury për luftë në kampionatin e peshave të rënda në një luftë megamilionëshe në Arabinë Saudite.

Oleksandr Usyk, kishte thënë “Lufta me Fury është e vetmja që dua. Nëse kjo nuk ndodh, unë nuk mund të luftoj përsëri. Por besoj se së shpejti do të luftojmë me njëri-tjetrin”.

Pas ftesës që mori nga Usyk, Fury kishte bërë një reagim në rrjetin social Instagram dhe ishte shprehur  “Ishte një nga ndeshjet më të këqija për titullin e peshave të rënda që kam parë ndonjëherë”, raporton Mail Online.

Fury ka pranuar këtë luftë dhe është kthyer për ta takuar Oleksandar Usyk, në meçin që planifikohet të mbahet me 17 dhjetor.

Lufta mes Usyk dhe Fury, do të jetë një luftë megamilionëshe.

Princi Mohammad Abdulaziz, ka kërkuar që kjo luftë për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda të mbahet në qytetin e Riadit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika