U arrestua pasi i kërkoi falje Kosovës për krimet serbe, Sanduloviq përfundon në spitalin ushtarak në Beograd

Pas arrestimit të tij nga inteligjenca serbe, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, është dërguar në Spitalin Mjekësor Ushtarak

Pas arrestimit të tij nga inteligjenca serbe, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, është dërguar në Spitalin Mjekësor Ushtarak që ndodhet në Beograd.

Njoftimin e ka dhënë avokati serb, Cedomir Stojkoviq.

“Pasi u dërgua dje në një vend të panjohur nga pjesëtarët e shërbimit të sigurimit serb, Nikola Sanduloviq sot në mëngjes është paraqitur në VMA (Spitali Mjekësor Ushtarak). Sapo jam njoftuar nga gruaja e tij, e cila më ka lajmëruar se ai është nën vëzhgimin e pjesëtarëve të policisë dhe shërbimit inteligjent dhe se nuk e lënë ta shohë, as nuk i thonë pse është aty apo si është shëndeti i tij” ka shkruar Stojkoviq.

Kjo ndodhi një ditë pasi Sanduloviq u shpreh ngushëllimet e tij shqiptarëve të Kosovës në rrjetin social X për eliminimin e familjes Jashari në vitin 1998 dhe vetëm 1 minutë pasi mediet e regjimit filluan fushatën e gjuhës së urrejtjes kundër tij.

“I kërkoj komunitetit ndërkombëtar që të injorojë shijet e ndryshme politike dhe të veprojë në parim në këtë rast”, ka shkruar avokati serb.

Politikani serb, Nikola Sanduloviq, kishte vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz. Ai ka thënë se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia në Kosovë.

“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa Albin Kurti mos të lejojë! Së pari ti president i Serbisë, kriminel lufte të kërkosh falje dhe ta pranosh krimin që ka ndodhur në Reçak, pastaj të hysh [në Kosovë]! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sanduloviq.

Më 17 shkurt, në 15-vjetorin e pavarësisë, Sanduloviq kishte vizituar Kosovën.

I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve kishte se do të bëjë gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.

Sanduloviq: Jam i vetmi politikan serb që kam bërë homazhe në Prekaz

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika