Aktivistet feministe, Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë liruar pasi të njëjtat, u arrestuan nga Policia e Kosovës për protestën e 1 dhjetorit në Prishtinë, protestë kjo e mbajtur për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist përmes një postimi në Facebook.

“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi t’i lirojë dy aktivistet e arrestuara për protestën e datës 1 dhjetor në kundërshtim të vrasjes së grave. Arrestimi i tyre, i padrejtë dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në protestën e cila u mbajt para Qeverisë së Kosovës, si shenjë revolte ndaj vrasjes së gruas shtatzënë e cila u vra në oborrin e QKUK-së, janë hedhur disa mjete zjarrvënëse.

Për këtë veprim Policia e Kosovës, e ka arrestuar një grua e cila ishte pjesë e protestës.

Arrestohet një protestuese për hedhje të mjeteve zjarrvënëse