U caktohet paraburgimi tre të dyshuarve që u përfshin në rastin e “Bon Vivant”

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti, në lidhje me përleshjen me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant”, ku mbeti një person i vdekur dhe rreth 20 të lënduar

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve, të cilët u përfshin në përleshjen me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Kjo masë e paraburgimit u caktua për të dyshuarit Andi Pajaziti, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

Lajmin për Portalin Dukagjini e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Më katër gusht gjatë përleshjes me armë zjarri në “Bon Vivant”, ka mbetur i vdekur një person derisa ishin lënduar rreth 20 të tjerë.

I vdekur kishte mbetur 39-vjeçari, Kastriot Ramadani.

Sipas Prokurorisë, i ndjeri Kastriot Ramadani kur e kishte vërejtur se në lokal kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, e kishte nxjerrë armën e zjarrit nga brezi. Pastaj njëjtë kishte vepruar edhe Dukagjin Nikollaj, i cili ende është në arrati.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani e ka goditur me shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, derisa ky i fundit pastaj me armë zjarri kishte shkrepur në drejtim të tij.

Edhe Ramadani kishte gjuajtur me armë zjarri dhe po ashtu edhe Nikollaj gjuan në drejtim të Pajazitajt.

Nga kjo ngjarje kishin mbetur të plagosur Andi Pajazi e Hisni Gecaj, ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika