U. d. Kryeprokurori i Shtetit ka pritur në takim kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në një takim zyrtar delegacionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja Mirela Bogdani. Në këtë sipas një njoftimi publik thuhet se kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy sistemeve prokuroriale, duke u fokusuar në shkëmbimin […]
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në një takim zyrtar delegacionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja Mirela Bogdani.
Në këtë sipas një njoftimi publik thuhet se kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy sistemeve prokuroriale, duke u fokusuar në shkëmbimin e përvojave, ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe koordinimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, palët biseduan për kornizën ligjore në të dy vendet, metodologjinë për përcaktimin e normës, matjen e performancës dhe sfidat në zbatimin e tyre.
U.D. i Kryeprokurorit, Kelmendi thuhet se ka potencuar rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe mbështetjen reciproke në procedurat penale që lidhen me veprat e rënda ndërkufitare. Ndërkohë, kryetarja Bogdani ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e tij në të ardhmen.
Takimi është mbyllur me zotimin e të dy palëve për të intensifikuar aktivitetet e përbashkëta në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në të dy vendet.















