Udhrin për të nis gërmimet në lokacionin ku dyshohet për varrezë masive e dhanë vet.
E pas dy ditësh, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj vizitoi Kalludrën e Vogël në Zubin Potok.
Meqë të mërkurën, s’pati gërmime, Isufaj dha detaje për punimet sot.
“Ky proces mund të zgjatë, nuk mund të them kur përfundojnë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë dhe kërkon standard për të marrë dhe identifikupastaj secilin trup por këto mbetje nuk është që mund të tërhiqen aq lehtë sepse duhet që paraprakisht të konstruktohet trupi i njeriut”, ka thënë Isufaj.
Ai kërkoi që të mos ndahen detaje mbi rastin.
“Ajo që unë kërkoj nga gjithë komuniteti është që të mos deklarohemi shumë për rastin sepse është ende herët sepse deklarimet mund të pengojnë procesin e hetimit por edhe të devijojnë rezultatin final”, ka shtuar Isufaj.
S’vonoi shumë kur Isufaj me ekipin u largua, në vendngjarje masat e sigurisë u shtuan.
Këta të fundit u kujdesen për vizitën e ushtrueses së detyrës së shefes së shtetit, Albulena Haxhiut.
Bashkë me ministrin në detyrë, Andin Hotin e ministren e Kulturës, Saranda Bogujevcin, qëndruan afër ekipit ku po kryheshin gërmime.
“Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë është plaga më e madhe me të cilën po përballemi edhe sot pra edhe përkundër që kanë kaluar mbi 27 vite nga periudha e luftës, ne përballemi me pasojat e asaj lufte”, ka thënë
Haxhiu pati një thirrje edhe për partnerët ndërkombëtarë.
“në këtë rast u bëj thirrje partnerët ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë që të hap arkivat, ju e dini që janë mbi 1500 persona për të cilët edhe familjet presin të dijnë se ku janë trupat e tyre”, ka shtuar Haxhiu.
Në vendngjarje erdhën edhe familjarë të viktimave që dyshohet se qenë pjesë e ‘Grupit të Intelektualëve”, të cilët u zhdukën pasi u rrëmbyen nga forcat serbe në vitin 1999.