Në një rrëfim për emisionin “Prapa Grilave”, gazetari Liridon Llozani sjell historinë e Flamur Novak, i cili po vuan një dënim prej 5 vitesh burg për lëndim të rëndë trupor, një vepër për të cilën ai deklaron se është i pafajshëm.

Novak, i cili thotë ka kryer studimet në drejtësi dhe pedagogji në Gjermani, erdhi në Kosovës për pushime, por gjithçka ndryshoi. Ai tregon se kishte njohur një vajzë, me të cilën kishte një raport miqësor dhe pastaj intim, por që më vonë u shndërrua në një akuzë për dhunë.

“Kontakti nisi unë erdha nga Gjermania këtu në kosovë në pushim e tash, jam kanë të vëllai im në Velani edhe nuk kam dashur aty se edhe ai është i martuar kishte qef me nejt me grujën se e kishte banesën e vogël vetëm një dhomë me një kuzhinë tani e kam marr edhe unë një banesë. E gjeta një banesë po qajo banesë u kanë me dhoma dhoma ka 2 veta, si Vege si për studenta, edhe e njoftova këtë vajzën atje, e pashë që brenda një jave kjo kur vijke ëshë njëfar njeriu e nin erën, edhe e pytsha çka je tu bo, ka po shkon. Çka po punon, ja unë nuk jam në punë, vëllai po më punon, po ku po i merr ton këto sene, çka di unë Guqi e këto të shtrenjta. Edhe, atëherë e mora vesh prej do shokëve që ajo çika po endet nëpër Guest house. Po qashtu po i bjen (Eskortë). Unë atëherë e provova me gra jashtë prej banesës i tregova edhe pronarit edhe tash ajo nuk dojke ja thirra edhe familjen vëllain motrën erdhën me marr apet nuk dojke me hsku edhe e lash atje, e lash vijke me qivita e pytsha kush po të rreh qishtu jo po folke jo vëllai një herë. Jo kam pasur prblem në shkollë me tri femna atje”, ka rrëfyer Novak.

“Jo mu nuk më interesojke por unë u tutsha  mos po e nxen këtë Policia e kujton që unë po ja bëj se nuk jam, edhe mu dhimbsej se më kallxojka disa serija se nuk ka Nënë e Baba për çdo ditë i jepja para, për çdo ditë edhe vëllait të saj besa, se nuk e kam pasur obligim po i kam dhënë pse jo sadaka. Eh tash, pas një muaji e tri jave kur jam arrestu unë, jam shku për kinse dëshmitar.”

“Ajo ka mujt me rrejt Flamuri më ka rrahë, por ajo ka kallxu drejt… Edhe tash jam arrestu, mua më dërguan në 48 në Lipjan. Por ata duhet me pasë fakt një dëshmi ekspertizë me shku në banesë a ka gjakë a munden në dorë me më kontrollu, kurrë në jetën time nuk kam pasur. Çfarë lëndimesh ka pasur ajo? Ka pasur kishe lëndime në fytyrë edhe në hundë, ka pasur gjakderje prej hundës edhe këtu qivita, edhe mua më është dhimbsru kam vajzë motra, por ajo nuk dojke me kallxu të vërtetën në Polici ajo u tut mos po i ndodh diçka vëllait të saj. Se unë kur e kam marrë në pyetje, kur ka folë, kur i kam folur asaj pse nuk po shkon në Polici, hajde me mu bashkë, jo më ka kërcënu ka me ta mbytë Babën, vëllain, motrën e kështu e ajo prej tutës ndoshta prej asaj punës ka folur jo Flamuri se ka kujtu hajt se ky i Gjermanisë, ka pare ky, ky del jashtë i merr avokatat ose e lan atje në Gjykatë ne krejt e dijmë qysh është Kosovë, nuk mundemi me bo kinse jemi Europa”, shton Novak.

Sipas Novakut, e gjithë akuza është ngritur mbi një interpretim të një ngjarjeje të zakonshme, të cilën ai e përshkruan si keqkuptim të qëllimshëm.

Ai pohon se provat që do ta shpëtonin nga burgu janë zhdukur, përfshirë një CD me incizime që mund të dëshmonin pafajësinë e tij.

“Seancat jam shku çdo seancë atje, pala e dëmtume asnjëherë nuk ishte 22 seanca nuk ishte. Më pas erdhi ajo, atëherë ka nisur me rrejt aty, thojke jo më ka kapë me zor, unë foli ashiqare se nuk kam faj, po qysh të ka kapë ky me zor. E kam lajmëru (rastin në Polici), a ke prova, po ka prova. Avokatat e Prokurorija i kanë lyp provat, nuk kishte prova sen nuk ka, ka rrejtë. Se kur fol sot më ka kapë me zor, ka n4 në mëgnejs, n8 kemi dalë me shëtit e në aksham kam fjet e kemi bo seks. Ajo nuk është normale ajo ka rrejt…

Po kam pasur, ndoshta nja 3-4 herë (marrëdhënie seksuale) me dëshirë, se vajza e bukur pse jo a po kupton…

Jam qu në këmbë i kam kërku Gjyqtarit që t’i prezantojë disa prova. Prokurori e ka pas mshef provat tona provat, atëherë Gjyqtari u pyet a ke ndonjë provë CD ku ka dorëzu Flamur Novak. Po Kryeprokurori edhe ne e kemi pa se nuk ka aty kurgjo, po kush e vendos atë a Gjykat a Prokurori, ja ka pas jep atë CD ajo ishte e zbrazët e kanë shly edhe Gjykata ma ka mundësu me thirr në telefon se i kisha videon e inqizume e thirra vëllain ai i ki videot”, ka rrëfyer ndër të tjera Novak.