U dënua nga Gjykata, kërkohet shkarkimi i këshilltarit të ministrit Peci

Enis Osmani, këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit. Bazuar në standardet me të cilat Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar se do të qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Osmanit nga eprori i tij, ministri Peci, ose dorëheqje morale nga vet Osmani. Megjithatë, të dyja palët gjatë ditës kanë zgjedhur të heshtin

“Për shkak të lodhjes së tepërt, dikur rreth 7-8 orë punë, dhe ngelizhencës dhe mos-dijenisë time praktike se nuk kam qenë më herët nuk e kam ditur këtë punë unë e pranoj këtë fajësi”.

Kështu e pranon fajësinë Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit Faton Peci, për falsifikim të rezultateve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.

Enis Osmani, këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, sipas aktakuzës ka shtuar dhe i hequr votat kandidatëve brenda subjekteve politike.

Për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, fillimisht, Osmani është dënuar me gjashtë muaj burgim.

Megjithatë me pëlqimin e tij dhe të avokatit mbrojtës, dënimi u zëvendësua në dënim me gjobë në vlerë 1 mijë e 500 euro.

Përkundër kësaj, Enis Osmani vazhdon të jetë këshilltar i ministrit Peci.

RTV Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar përgjigje nga Ministria nëse do ta shkarkojnë Osmanin, por nuk janë përgjigjur.

Nëse po e konsideron dorëheqjen, nuk ka treguar as vet personalisht këshilltari Osmani, përkundër insistimit të televizionit përmes telefonit.

“Jo nuk do të kemi ministra me aktakuza”, ishte njëri ndër premtimet e Kryeministrit Albin Kurti, 13 ditë para zgjedhjeve.

Bazuar në këto premtime, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkojnë veprime të menjëhershme nga ministri Peci.

“Duke pasur parasysh që vet-Qeverija, apo Ministria në fjalë ka proklamuar qeverisje me duar të pastra me persona të cilët nuk kanë probleme me ligjin në këtë formë duhet personin në fjalë, këshilltarin politik duhet ta shkarkojë ose të japë dorëheqje morale”, ka deklaruar Eranda Zekaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Edhe nga organizata jo-qeveritare “Lëvizja Fol”, kërkojnë shkarkimin e Osmanit, dhe jo vetëm.

“Edhe pse Qeveria e ka premtuar që korrupsioni do të jetë pritoritet, top prioriteti Qeverisë. Unë mendoj se Qeveria duhet të marrë hapa konkret duke filluar nga shkarkimi i Ambasadorit e deri tek shkarkimi i këshilltarëve politik”, ka thënë Viona Bunjaku, Hulumtuese në “FOL”,

Afera milionëshe ku dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, nuk është e vetmja herë ku flitet për probleme me ligjin.

Rreth dy vite sa Vetëvendosje ka qeverisur, jo vetëm me aktakuzë por ka edhe ministre që e vazhdojnë punën përkundër se janë dënuar nga gjykata.

Për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin brenda afatit ligjor, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me gjobë 700 euro ministren Rozeta Hajdari.

Edhe një zëvendës ministër, ai i Zhvillimit Rajonal  Almir Veliji, është duke u hetuar për një rast të ryshfetit sa i përket subvencioneve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika