U dënuan me 20 mijë euro, kryetari i PSD-së kërkon ndihmën e qytetarëve
Agjensia për Informim dhe Privatësi e ka dënuar PSD-në me 20.000 euro gjobë, për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, që kishin nënshkruar në një peticion kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Pas kësaj, ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e […]
Agjensia për Informim dhe Privatësi e ka dënuar PSD-në me 20.000 euro gjobë, për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, që kishin nënshkruar në një peticion kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Pas kësaj, ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka kërkuar ndihmë nga qytetarët e Kosovës, për shkak të pamundësisë për ta paguar vetë dënimin.
“PSD është subjekt me të hyra shumë të vogla financiare dhe pa ndihmën tuaj nuk do të mund të paguajmë asnjë dënim, dhe përmbaruesit privatë, të angazhuar nga Qeveria, do të fillojnë me konfiskimin e çdo gjëje që i takon PSD-së”, ka shkruar Molliqaj.
“Prandaj, ju bëj thirrje sot që të na ndihmoni me kontribute financiare për ta përballuar këtë dënim tërësisht të padrejtë e të jashtëligjshëm. Ne do të bëjmë edhe padi gjyqësore kundër këtij dënimi, por ndërkohë konfiskimet përmbaruese do të fillojnë shumë shpejt”, ka vijuar ai.
Molliqaj u shpreh se ky dënim ka ardhur si shenj hakmarrje nga militantët e VV-së, të cilët sipas tij, e drejtojnë Agjensionin e Privatësisë.















