U dyshua për bombë në një objekt në veri të Mitrovicës, rezultoi të jetë lajmërim i rrejshëm

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur se një lajmërim ka ardhur në polici nën dyshime për bombë në një objekt, mirëpo rezultoi të jetë i rrejshëm

Një lajmërim i rrejshëm është raportuar të enjten e 7 shtatorit rreth orës 09:15 në Policinë e Kosovës, nën dyshimet për bombë në një objekt afër komunës së veriut të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Ai ka thënë se si lajm ka ardhur në polici, mirëpo siç u shpreh ai, rezultoi të jetë i rrejshëm.

Ndryshe, më 25 gusht, komuna e Mitrovicës së veriut të premten ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kishte deklaruar se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

Edhe Bashkimi Evropian kishte dalë kundër këtij vendimi, duke thënë se është në kundërshtim me përpjekjet për deeskalimin e situatës dhe uljen e tensioneve në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika