U dyshua për mjet shpërthyes, rruga për në Gërmi lirohet për qarkullim

Rruga që çon në Gërmi është liruar për qarkullim pasi e njëjta më herët ishte bllokuar nën dyshimin për një mjet shpërthyes.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit që gjendet në vendin e ngjarjes, duke thënë se Policia e Kosovës dhe ekipet e deminimit kanë dalë në vendngjarje, por sipas konfirmimeve jozyrtare, dyshohet se nuk ka qenë mjet shpërthyes.

Sipas raportimeve të banorëve, ishte një gjësend apo qese plastike për të cilën kanë dyshuar se ishte mjet shpërthyes.

Portali Dukagjini po pret një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika