U emërua Këshilltare Qeveritare në Zvicër, Kurti i dërgon letër urimi Ylfete Fanajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi, Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, e cila së fundmi u zgjodh Këshilltare Qeveritare në Lucern të Zvicrës.

Kryeministri Kurti shtoi se posti që mban Fanaj sot është i pari për një person nga Kosova dhe kështu shënohet edhe moment historik për komunitetin e shqiptarëve në Zvicër.

Kryeministri Kurti ka kërkuar nga Fanaj ta kujtojë përherë se i mban me vete shpresat dhe aspiratat e Kosovës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se do të nxirrni ekspertizën, përkushtimin dhe pasionin tuaj për t’i shërbyer qytetarëve të Lucernit me integritetin maksimal”, thuhet në letëR, njofton Zyra e Kryeministrit.

Në këtë letër kryeministri ka ftuar atë për një vizitë në Kosovë për të biseduar për bashkëpunim të mëtejshëm.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika