“U gjet në oborrin e shtëpisë, i gjakosur e pa vetëdije”, policia jep detaje për përleshjen në Pejë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Në raportin 24-orësh thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.

Të dyshuarit janë identifikuar nga policia teksa po vazhdon kërkimi i tyre.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, mbrëmë një person është plagosur me thikë si pasojë e një përleshjeje në qytetin e Pejës.

Këtë e kishte konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në këtë komunë, Shkodran Nikçi.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, kishte njoftuar Nikçi.

Theret një person me thikë në Pejë, policia në kërkim të dy të dyshuarve

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika