U hodh nga kati i dytë i banesës, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Të mërkurën, një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra pas rënies nga kati i dytë i banesës në Mitrovicë

Ilustrim

Vdekjen e viktimës, që të mërkurën e tetë shkurtit është hedhur nga kati i dytë i banesës, Policia e Kosovës po e cilëson si të dyshimtë.

Të mërkurën, e njëjta ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por më pas si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima dyshohet të ketë pasur probleme mendore.

“Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi e njëjta dyshohet se ka tentuar të kryej vetëvrasjes duke u hedhur nga kati i dytë i banesës dhe ka pësuar lëndime trupore (dyshohet se viktima të ketë probleme mendore). Nga QKUK është raportuar se viktima ka vdekur”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika