Në Fushë Kosovë është arrestuar një person.

Kjo pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke kryer vjedhje.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës,  është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë.

Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.”