U konvertua në mysliman: Alonzo Verge JR, basketbollisti amerikan që theu tabu në Xhaminë e Bardhë në Suharekë

Në Xhaminë e Bardhë në Suharekë më 12 janar të 2024-tës po ndodhte diçka e veçantë.

Për herë të parë publikisht një person po konvertohej në mysliman. Ai është basketbollisti amerikan i Golden Eagle Yllit, Alonzo Verge JR.

Nuk e ndryshoi vetëm fenë. Ai mori edhe emrin mysliman, i cili është Ejan. Se cilat ishin arsyet që e pranoi fenë islame, i tregon 25-vjeçari.

“Ndoshta më shumë lidhja vëllazëror, dëshiroja që të afrohesha më shumë me Zotin dhe është diçka që gjithmonë kam pasur dëshirë ta bëj. Por, pasi pashë sesa seriozisht e merrnin bashkëlojtarët e mi është vetëm diçka që doja ta bëja,” tha ai për TV Dukagjinin.

Lajmi i konvertimit në mysliman thotë se e kishte gëzuar edhe shoqërinë dhe familjen e tij.

“Shumica e shokëve të mi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë myslimanë, kështu që nuk ishte e vështirë. Ata sigurisht e kanë pritur mirë, nëna ime ishte gjithashtu e lumtur që u konvertova, ajo ishte shumë e gëzuar që bëra diçka që kam dashur ta bëj,” tha Verge JR.

Një tregim se si u bë mysliman basketbollisti e ka edhe hoxhë Sabit Gashi.

Teksa, i përkushtuar maksimalisht Alonzo është edhe në parket, aty ku ka synime të mëdha.

“Titulli kampion është qëllimi im kryesor këtë sezon me Yllin. Në aspektin invidual dua të jem MVP dhe të kalojë momente të mira. Mendoj që nëse arrin të fitosh, atëherë nuk do të mungojnë gjërat e bukura,” tha ai.

E në të ardhmen dëshiron të luajë në NBA.

Duke u lutur e duke stërvitur, vazhdoi të punojë për ëndrrën e tij.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika