U mbajt punëtoria e radhës për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran

Grupi i ekspertëve u mblodh të shtunën e 3 Dhjetorit për të hartuar ligjin dhe statusin e Fondit Sovran të Republikës së Koosvës, që këto dy dokumente do të themelojnë Fondin Sovran që konsiderohet si organizatë kyçe për zhvillim ekonomik të vendit





Grupi i ekspertëve u mblodh të shtunën e 3 Dhjetorit për të hartuar ligjin dhe statutin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës. Dy dokumentet do të themelojnë dhe funksionalizojnë Fondin Sovran, si organizatë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit, bëhet e ditur në njoftimin e kryeministrisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që ishte pjesë e kësaj punëtorie, ka thënë se hartimi i ligjit dhe statutit të Fondit kërkon kohë, përkushtim dhe dedikim teksa i falënderoi grupin e ekspertëve për gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndryshe, gjatë punëtorisë u trajtua puna e deritanishme dhe u diskutuan planet kohore për draftet e para.

Qeveria e vendit, në mbledhjen e 81-të të saj kishte miratuar Koncept Dokumentin e Fondit Sovran i cili përcakton qëllimet, funksionin dhe mandatet e Fondit, si dhe parasheh gjithë procesin që duhet të ndjek Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e Fondit.

Ky Fond do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika