U ndalua për tejkalim të shpejtësisë por iu gjetën 57 emigrantë

Të mërkurën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Policia ka ndaluar një autobus për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa pas kontrolleve brenda autobusit policia ka vërejtur se janë 57 shtetas të huaj

Rruga që pikënisje e ka Prishtinën zakonisht shërben për qytetarët që për destinacion e kanë Vushtrrinë e më pas Mitrovicën, megjithatë për disa persona me prejardhje nga Lindja e Mesme që të mërkurën po udhëtonin me autobus, stacioni i fundit ishte përtej kufirit.

Të mërkurën rreth orës 22:00 të mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë zyrtarë policorë të njësive të Trafikut Regjional të Prishtinës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë e kanë ndaluar një autobus, ndërsa pas kontrolleve brenda autobusit policia ka vërejtur se janë 57 shtetas të huaj.

Autobusi që u ndalua në fshatin Milloshevë ishte me targa vendore, ndërsa vozitës personi me inicialet S.U.

Pasagjerë ishin 48 sirianë, pesë shtetas nga Egjipti, dy nga Iraku, një palestinez dhe një shtetas nga Bangladeshi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia, ndërsa synim kishin shtetet perëndimore.

Drejtuesi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa pritet edhe kërkesa për masën e paraburgimit.

“Lidhur me këtë rast, prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “kontrabandimi me emigrantë”. Prokuroria brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit dhe pritet vendimi prej anës së Gjykatës”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ndërkohë emigrantët janë pranuar dhe trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndërsa pas kësaj 57 emigrantë janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.

RTV Dukagjini gjatë ditës ka kërkuar leje nga Ministria e Brendshme që të vizitojë qendrën në Magure, megjithatë MPB nuk ka kthyer përgjigje.

MPB ka treguar se numri i aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare që gjenden aktualisht në Qendrën e Azilit në Magure është 93 persona, ndërkaq kapaciteti i kësaj qendre është 100 persona.

Qendra tjetër e azilit në Vranidoll ka kapacitet për 116 persona dhe aktualisht nuk është i vendosur asnjë Azilkërkues.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika