U nis i armatosur drejt ambulancës, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Bëhet e ditur se pas arrestimit të të dyshuarit, të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia në të cilën i janë gjetur edhe 13 fishekë dhe 8 krehër të fishekëve

Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti ishte nisur i armatosur në drejtim të ambulantës së fshatit në Studençan.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Suharekë të hënën, ishte lajmëruar nga një femër sipas së cilës, një i dyshuar ishte nisur i armatosur në drejtim të ambulantes së fshatit në Studençan, për ta sulmuar vëllain e saj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë bastisje së automjetit, në bagazh është gjetur një pushkë gjysmëautomatike, ndërsa në xhepat e tij janë gjetur katër fishekë.

“Polica ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se të arrestuarit i është bastisur edhe shtëpia në të cilën i janë gjetur edhe 13 fishekë dhe 8 krehër të fishekëve.

Arma, municioni dhe provat tjera bëhet e ditur se janë sekuestruar, ndërkaq i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.