U përleshën e më pas i sulmoi djalin, babai ther me thikë të dyshuarin

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar fizikisht një të mitur, veprim i cili  kishte nxitur reagimin e babait të tij. Pas lëndimeve të marra, palët kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy burra janë arrestuar pas një përleshjeje fizike, e cila përfundoi me njërin nga të dyshuarit duke sulmuar me thikë tjetrin.

Siç bën të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit kishte sulmuar fizikisht një të mitur, veprim i cili kishte nxitur reagimin e babait të tij.

Të dyja palët kanë pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra dhe janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në një kafiteri ishin përleshur fizikisht. Fillimisht njëri prej të dyshuarve e kishte sulmuar fizikisht viktimën e mitur mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore, kurse në shenjë revolte babai i të miturit e kishte sulmuar fizikisht me thikë të dyshuarin që ia kishte sulmua djalin i cili si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të rënda trupore. Palët e përfshira në rast kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK, kurse me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.’, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, në Prishtinë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika