Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona, njëri prej tyre i mitur, janë arrestuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të njëjtit janë sulmuar fizikisht duke përdorur mjete të forta dhe një thikë, njofton Dukagjini.
“Pas një mosmarrëveshje që kishin pasur ndërmjet vete, tre m/k, njëri prej tyre i mitur, të njëjtit kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, duke përdorur mjete të forta dhe një thikë. Mjetet e përdorura në rast janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Të dyshuarit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të tre personat e dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.