U qëllua me armë në një bazë ushtarake në Armeni, vdes ushtari rus
Gjatë ditës së mërkurë, një ushtar rus ka vdekur pasi ishte qëlluar më armë zjarri në bazën ushtarake të Rusisë, në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri. Ushtari rus, Roman Shaternikov, ishte dërguar të mërkurën nga qendra stërvitore e bazës ushtarake Kamkhut në një spital në Gumri. Zëvendësdrejtor i spitalit, Armen Khachatrian, tha për Radion Evropa […]
Gjatë ditës së mërkurë, një ushtar rus ka vdekur pasi ishte qëlluar më armë zjarri në bazën ushtarake të Rusisë, në qytetin veriperëndimor të Armenisë, Gumri.
Ushtari rus, Roman Shaternikov, ishte dërguar të mërkurën nga qendra stërvitore e bazës ushtarake Kamkhut në një spital në Gumri.
Zëvendësdrejtor i spitalit, Armen Khachatrian, tha për Radion Evropa e Lirë se ushtari rus, 22 vjeç, mbërriti i vdekur në spital.
Ndërkaq, në qendrën stërvitore Kamkhut janë duke u zhvilluar stërvitje ushtarake në këtë kohë.
Rrethanat e vdekjes së Shaternikovit janë të paqarta.















