U raportua për djegien e një shtëpie në Prishtinë, një person në gjendje kritike

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten. Se si filloi zjarri, nuk dihet ende. Ndërkaq, rasti po vazhdon të hetohet

Ilustrim

Një person i gjinisë femërore është në gjendje kritike shëndetësore, pasi e njëjti ishte gjendur i shtrirë në koridor gjersa shtëpia ishte duke u djegur.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten.

“Rr. Rxhep Krasniqi, Prishtinë 13.01.2023 – 00:50. Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK, dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika