U raportua për të shtëna me armë në Prishtinë, policia jep detajet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënë e dhjetë tetorit në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”, në Prishtinë, një person nga një motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture

Ilustrim

Një person nga një motoçikletë ka shtënë me armë zjarri drejt një veture në Prishtinë.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, policia ka pranuar informatën për të shtëna armësh në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari”.

“Bazuar në informacionet e para, janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar nga një motoçikletë në lëvizje, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se rasti në fjalë është cilësuar sikurse “Vrasje në tentativë”, dhe se veprimet hetimore janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika