U raportua se po e heton Anti-korrupsioni, reagon ministri Krasniqi

"Sapo e kuptova nga portali 'Betimi për Drejtësinë', që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues", ka reaguar ministri Krasniqi, pas raportimit se po hetohet nga Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës

Elbert Krasniqi

Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

Siç shkruan “Betimi për Drejtësi” njëri ndër ta është edhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili në një rast po hetohet nga Task Forca, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.

Në lidhje me këtë ka reaguar Krasniqi, i cili ka thënë se tash e ka kuptuar që është nën hetime, duke shtuat se s’ka qenë as në dijeni e as i ftuat nga organet kompetente.

Krasniqi ka theksuar se komunitetet në Kosë për herë të parë po mbështet seriozisht nga Qeveria.

“Sapo e kuptova nga portali ‘Betimi për Drejtësinë’, që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues. Ajo për çka jam i sigurt është që për herë të parë komunitetet po mbështeten seriozisht nga Qeveria. Ligji, transparenca dhe puna e ndershëm është baza e çdo vendimi tim. Mbesim të përkushtuar për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve e në veçanti atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika