“U terrorizuan me spekulime”, avokati Jashari flet për kërkesën e familjes së Liridona Ademajt për takim me Prokurorinë

Avokati i tyre, Arbër Jashari, ka thënë se familja e Liridona Ademajt është “terrorizuar” me informata spekulative, duke rritur shqetësimin e tyre lidhur me progresin e hetimeve

Familja e Liridona Ademajt, gruas që u vra më 29 nëntor në Prishtinë, ka kërkuar një takim urgjent me Prokurorinë, për të marrë informacion mbi hetimet dhe zhvillimet lidhur me rastin.

Këtë e ka komentuar avokati, Arbër Jashari, i cili ka thënë se kërkesa e familjes ka ndodhur, pasi janë “terrorizuar” me informata edhe spekulative, dhe “kjo ua ka rritë shqetësimin se çka po bëhet” me hetimet.

“Mendoj që prokurori i ka njoftuar për çështjet kryesore. Por këtu çështje është se është bërë shumë zhurmë, dhe ajo familje ka ditëve të fundit ka qenë e “terrorizuar” me shumë informata, ndodh edhe të karakterit spekulativ. Dhe kjo ua ka rritë shqetësimin duke menduar se çka po bëhet. Në këtë fazë është mirë të njoftohet, nëse është marrë deklaratë e ndonjërit prej të pandehurve ose është marrë në pyetje ndonjë dëshmitarë.

Mendoj që Prokuroria mund ta njoftojë thjesht që është marrë kjo provë ose ajo, deri në atë sa ta ruajë konfidicialitetin e procedurës penale. Mirëpo, mendoj që për këtë fazë të shkru nuk pa pasur edhe ndonjë zhvillim, thjesht nuk është kryer ndonjë hap procedural, është caktu masa e paraburgimit, ata akoma nuk e kanë kryer 30 ditëshin e parë. Nuk besoj që ka ec shumë prokuroria me veprime të rëndësishme saqë bëhet e domosdoshme ta njoftojë familjen”, ka thënë Jashari në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika