Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka  thënë se kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Talat Xhaferi- Kryeministri i parë shqiptar”, ka shkruar ai në rrjetin social të tij, Facebook.

Sipas Osmanit, ky ka qenë një premtim i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që “u tha,[dhe] u bë!”.

Më tej, ai ka përfunduar me një pyetje: “Pse jo?”.

Ndërsa, pozita e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është përmirësuar dukshëm viteve të fundit.