U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Nuredin Lushtakut dhe dy të tjerëve

Nuredin Lushtakut dhe Arif dhe Faton Lushtakut u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj

Ish-gjenerali, Nuredin Lushtaku

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe Arif e Faton Lushtakut.

Ata janë të dyshuar se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë në Skenderaj.

“Paraburgimi u është vazhduar edhe për dy muaj, seanca është mbajtur dje”, ka thënë zyrtari për media i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nusret Hoxha.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku, Arif e Faton Lushtaku janë në paraburgim që nga 4 korriku 2022, shkruan BetimipërDrejtësi.

Vendimin e Themelores për caktimin e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve, e kishte vërtetuar Apeli më 20 korrik 2022.

Rrethanat që e çuan Lushtakun drejt paraburgimit

Si pasojë e një përleshjeje të ndodhur të shtunën e dy korrikut, në Skenderaj, kanë mbetur të plagosur dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

I përfshirë në rastin, ishte ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe disa nga familjarët e tij.

Si ndodhi incidenti?

I biri i Nuredin Lushtakut ishte ndaluar në komunikacion, të cilit i ishte shqiptuar një tiketë.

Pas kësaj, ai kishte telefonuar babin e tij Nuredinin, i cili pas pak kohe kishte arritur në vendin e ngjarjes me automjetin e tij.

Ai ishte i shoqëruar me dy vëllezërit e tij, Faton dhe Arif Lushtakun. Të njëjtit kishin filluar të fjalosen me policin Enver Berisha.

Pas kësaj, siç mëson RTV Dukagjini, tre të pandehurit janë nisur në drejtim të policëve duke i fyer me fjalë. Në këtë rast, i dëmtuari Enver Berisha, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë dy herë në ajër me qëllim që të pandehurit të zbrapsen.

Mirëpo, ata ishin nisur që ta sulmonin të dëmutarin Enver Berishaj, i cili për të parandaluar sulmin nga ana e të pandehurve, kishte shtënë me armë dy herë në ajër. Atëherë të pandehurit e kishin goditur në kokë të dëmtuarin Enver Berishajn, me kontakt të armëve të shkurtëra, të cilat i mbanin në duar.

Në atë moment, i dëmtuari Enver Berishaj nga goditjet kishte rënë në tokë, ku ishte dëgjuar edhe një e shtënë.

Në mes të tyre ishte edhe i dëmtuari polici Mergim Geci, i cili kishte ndërhyrë në mes të dëmtuarit dhe të të pandehurve.

Ai ishte goditur nga një predhë.

Pas goditjes, ai ishte dëgjuar teksa bërtiste me zë të lartë.

“Po më dhemb këmba”, ishte dëgjuar të thoshte Geci.

Pas kësaj, Fatoni ia rrëmben nga dora armën policit të dëmtuarit Enver Berishaj.

Polici i cili ishte edhe dëshmitar Xhemë Murtezaj, kishte tentuar t’ia largojë armën të pandehurit Nuredinit.

Kjo pasi i dëmtuari Enveri ishte shtrirë në tokë dhe mbi trupin e tij ishin dy të pandehurit, Faton Lushtaku dhe Arif Lushtaku.

Xhemë Murtezaj kishte nxjerrë një sprej duke e hedhur në drejtim të të pandehurve.

Ai deklaron se e ka dëgjuar të shtënën e armës gjatë përleshjes së tre të pandehurve me të dëmtuarin dhe ka dëgjuar të dëmtuarin Mërgimin, duke treguar se është plagosur.

Në mes të të pandehurve dhe policit Enver, kishte ndërhyrë edhe polici Bajram Behrami, me qëllim që t’i ndajë të pandehurit nga i dëmtuari.

Aty Behrami kishte dëgjuar të pandehurin duke thënë se “ia morëm armën”, dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, armën e policit Enver Berisha, i pandehuri Nuredin Lushtaku ia kishte dërguar Bekim Jasharit, i cili më pas e kishte dërguar në polici.

Gjatë këtij sulmi, i dëmtuari Enver Berisha, ka pësuar dëmtime trupore.

Siç deklaron ky i dëmtuar, ai ka thënë se ka shtatë qepje në kokë, ndërsa i dëmtuari Mergim Geci është plagosur në këmbë nga shkrepja e armës (tani për tani e panjohur).

Të pandehurit me këtë rast kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 6.

Nga shkresat e lëndës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Faton Lushtaku, Nuredin Lushtaku dhe Arif Lushtaku, secili veç e veç, prej datës së pacaktuar e tutje, kanë mbajtur në pronësi armë në shkelje mbi ligjin e zbatueshëm mbi armët.

Të pandehurit i kanë mbajtur armët dhe i kanë përdorur duke e goditur në kokë të dëmtuarin Enver Berisha, ashtu siç është cekur në pikën 1 të dispozitivit, dhe me këtë, të pandehurit kanë kryer veprën penale “posedimi i paautorizuar i armës”.

Po ashtu, i pandehuri Arif Lushtaku, deri më tre korrik të vitit 2022, ka mbajtur në pronësim armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm të Kosovës dhe pistoletën Miami lod 92f me dy fishekë të kalibrit 9x9mm dhe një karikator të cilën i pandehuri e ka dorëzuar në polici.

Arma është konfiskuar dhe me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale “mbajtje e paautorizuar e armëve”.

Ndërkaq, në shkresat e lëndës ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Faton Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku deri më dy korrik të vitit 2022 në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Fadil Rrustemi”, kanë përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, të kalibrit të panjohur tani për tani duke e goditur në kokë me kontakt të armës policin Enver Berishan me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe me këtë kranë kryer veprën penale “posedim i armës apo mjet i rrezikshëm”.

Gjithashtu, nga shkresat e lëndës ekziston dyshimi i bazuar, se Faton Lushtaku me këtë datë ka përdorur armën në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika