U vra nga kunata në Prishtinë, dërgohet për obduksion trupi i viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Vranjevc” të Prishtinës, ku një burrë, me inicialet Xh.M., dyshohet se është vrarë nga kunata e tij (N., M.). Pas incidentit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Vrasjen e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se dyshuar është vetëdorëzuar e dyshuara me inicialet N., M..

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me rastin është vetëdorëzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka njoftuar Ahmeti.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika