UBO: 77% e votuesve të Uran Ismailit në raundin e parë votuan Ramën në balotazh

Votuesit e kandidatëve  të raundit të parë po tregojnë përkrahje të madhe për Perparim Ramen në balotazhin për kryetar të Prishtinës.

Valon Feka, drejtori i UBO-së, ka bërë të ditur se 77.4% e votuesve që kishin votuar Uran Ismailin, kandidatin e PDK-së në raundin e parë, e kanë votuar sot Perparim Ramen, ndërsa 22.6% kanë zgjedhur Hajrulla Çekun.

58.4% e votuesve të Beke Berishës kanë votuar Ramen, ndërsa 41.6% kanë mbështetur Çekun.

Nga votuesit e Besa Shahinit, 63.1% kanë votuar Ramen dhe 36.9% Çekun.

“77.4 për qind e të anketuarve që kanë deklaruar se e kanë votuar Uran Ismailin në raundin e parë te zgjedhjeve kane treguar se e kane votuar Përparim Ramën sot. Dhe 22.6 për qind e tyre e kane votuar Hajrulla Çekun. 58.4 për qind qe kane deklaruar se e kane votuar Beke Berishen e kanë votuar Ramën ndërsa pjesa tjetër prej 41.6 për qind kane shkuar te Çeku. Dhe nga Besa Shahini 63. 1 për qind e kane votuar Përparim Ramen dhe 36.9 për qind Çekun”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika