UBT hap degën e vet në Londër, duke zgjeruar edhe më tutje rrjetin e tij global

Në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, zëvendësambasadori, Vlorat Gashi, përfaqësues nga diaspora, miq, familjarë, partnerë dhe akademikë të shquar, UBT ka filluar zyrtarisht punën në qendrën e tij inovative, Global UBT London.

Rektori Hajrizi theksoi se hapja e UBT-së në Londër, pranë Institucioneve Financiare dhe Globale në Canary Wharf, tregon përkushtimin e UBT-së për t’u aktivizuar në nivel global, sepse vlerat, produktet dhe shërbimet që UBT tashmë i ka zhvilluar nuk kanë vetëm qasje për Kosovën, por janë edhe vlera të shtuara për tregun global.

Përmes Londrës, si një qendër globale e botërore, ndihmohen edhe Kosova edhe Ballkani Perëndimor, në lidhjen me biznese, realizimin e projekteve, rritjen e vendeve të reja të punës, duke rritur kështu edhe zhvillimin, shtoi ai.

“Vlerat, produktet dhe shërbimet që UBT ka zhvilluar ndër vite nuk kufizohen vetëm në Kosovë, por përbëjnë vlera të shtuara për tregun global. Përmes Londrës, si një nga qendrat kryesore botërore, synojmë të forcojmë lidhjet me bizneset, të realizojmë projekte të reja dhe të gjenerojmë vende të reja pune, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Ambasadori Kapiti vlerësoi hapjen e kësaj qendre si një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve akademike dhe profesionale midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje.

Modeli i UBT-së, si një ekosistem inovativ për zhvillimin e kompetencave dhe projekteve të reja, përmes një qasjeje të re dhe revolucionare në arsim, shkencë, teknologji dhe biznes është i kërkuar nga shtete të ndryshme.

Një tregues i qartë i kësaj është hapja e qendrave të UBT tanimë edhe ne vende tjera te Botes si dhe bashkëpunimi global që UBT tani ka më shumicën e vendeve të zhvilluara dhe me perspektivë në botë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika