UBT International Smart Schools hap konkursin për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2026/2027

UBT International Smart Schools ka hapur zyrtarisht konkursin për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2026/2027, duke u ofruar nxënësve mundësi për të qenë pjesë e një modeli modern të arsimit, të orientuar drejt teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit të aftësive për profesionet e së ardhmes.

Nga Shkolla Fillore, programet e gjimnazit deri te programet profesionale shëndetësore, UBT International Smart Schools u mundëson nxënësve të zgjedhin rrugëtimin e tyre arsimor në një mjedis bashkëkohor, me programe të përshtatura për nevojat e gjeneratave të reja.

Një nga veçoritë kryesore të UBT International Smart Schools është qasja inovative në edukim, e cila përfshin laboratorë modernë, përdorimin e teknologjive të avancuara dhe integrimin e inteligjencës artificiale në procesin e të nxënit. Kjo qasje tashmë është fuqizuar edhe përmes akreditimit të plotë nga Cambridge International Education, duke e pozicionuar shkollën në përputhje me standardet ndërkombëtare të arsimit.

Për vitin e ri shkollor, konkursi është i hapur për disa nivele dhe programe arsimore, duke përfshirë:

  • Shkollën Fillore, si dhe programet e gjimnazit:
  • Gjimnazi TIK;
  • Gjimnazi TIK në Prizren;
  • Gjimnazi Natyror;
  • Gjimnazi Shoqëror.

Gjithashtu, nxënësit mund të aplikojnë edhe në programet profesionale shëndetësore:

  • Asistent Dentar;
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë;
  • Teknik i Farmacisë;
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor;
  • Teknik i Optikës – Opticient.

Përmes kombinimit të arsimit cilësor, teknologjisë së fundit dhe metodave inovative të mësimdhënies, UBT International Smart Schools krijon një ambient ku nxënësit zhvillojnë njohuri akademike, aftësi praktike dhe kompetenca të nevojshme për studimet universitare dhe tregun global të punës.

Aplikimet për vitin shkollor 2026/2027 janë të hapura. Regjistrohu tani dhe siguro vendin tënd në UBT International Smart Schools.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika